HomeLajmeGërvalla refuzon ta komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon ta komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Të ngjajshme

Barcelona e zyrtarizon transferimin e Anthony Gordon

Anthony Gordon edhe zyrtarisht është futbollist i ri i...

Bedri Hamza nga Peja: Ndryshimi është vendim, Peja dhe Dukagjini e kanë zgjedhur

Pas Gjakovës, kandidati për kryeministër i PDK-së ka mbajtur...

Haradinaj- Kurtit: Rahoveci meriton hakun e punës së ndershme, askush s’mund të na tregojë rrënjët

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Rahoveci dhe banorët...

Petritsch kritikon çasjen e politikanëve: Zgjedhjet e njëpasnjëshme po dëmtojnë besimin në Kosovë

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka thënë se mbajtja e...

“Peja ia qet pikën’’, Vetëvendosje ndan foto nga tubimi me pejanët

Lëvizja Vetëvendosje, ka ndarë foto nga tubimi që kanë...

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka refuzuar të komentojë zgjedhjen e Rrustem Thaçit në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), duke kërkuar që vëmendja të përqendrohet te mbledhja komemorative për veprimtarin Hafiz Gagica.

E pyetur nga gazetarët pse nuk ka pasur reagim nga ana e saj për zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së, ndryshe nga reagimi pozitiv që kishte dhënë dy muaj më parë për zgjedhjen e Arian Gashit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Gërvalla tha se ceremonia ishte organizuar për të nderuar kontributin e Hafiz Gagicës.

“A ka mundësi ju lutem të respektoni faktin që kemi ardhë për të nderuar një prej njerëzve pa të cilët pavarësia dhe liria e Kosovës nuk do të ishte qenë e mundur dhe shumë do të isha e lumtur sikur të kishim dhe një interesim të mediave në raste të tilla, jo vetëm për t’u marrë me thashetheme edhe me disponime të panevojshme, por për të nderuar njerëzit të cilët kanë dhënë për Kosovën shumë dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë prej saj. E për temat e punës që i kemi, e keni Ministrinë e Drejtësisë, dërgoni pyetjet tuaja dhe me shumë kënaqësi ju përgjigjem. Faleminderit shumë për praninë, mirupafshim”, u përgjigj ajo.

Të hënën, Këshilli Gjyqësor i Kosovës zgjodhi Rrustem Thaçin kryesues të këtij institucioni. Dy muaj më parë, Gërvalla kishte mirëpritur zgjedhjen e Arian Gashit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e cilësuar atë si “lajm të mirë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz