HomeLajmeGjykata në Kenia pezullon planin për qendër karantine të Ebola-s nga SHBA

Gjykata në Kenia pezullon planin për qendër karantine të Ebola-s nga SHBA

Të ngjajshme

Arrestohet Raheem Sterling!

Futbollisti anglez, Raheem Sterling është arrestuar, pasi ka bërë...

Loredana dhe Karim: Nuk jemi çift normal

Loredana dhe ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, janë...

Gjykata në Kenia ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të planit të Shteteve të Bashkuara për të krijuar një qendër karantine për Ebola në vend, pasi një padi argumentoi se ky objekt mund të rrezikojë shëndetin publik.

Zyrtarë të lartë amerikanë kishin deklaruar se njësia me 50 shtretër në një bazë ajrore në Kenian qendrore do të shërbente për qytetarët amerikanë që janë ekspozuar ndaj virusit, por nuk kanë ende simptoma, dhe ishte planifikuar të fillonte punën të premten.

Pacientët që do të shfaqnin simptoma do të dërgoheshin për trajtim në vende të tjera jashtë SHBA-së, sipas zyrtarëve.

Plani për të sjellë në Kenia persona amerikanë të ekspozuar ndaj shpërthimeve të Ebola-s në lindje të Republikës Demokratike të Kongos dhe Ugandës ka hasur kundërshtim të fortë nga shumë kenianë që nga publikimi i tij këtë javë. Qeveria e Kenias kishte dhënë miratim me shkrim për këtë plan të enjten, por nuk kishte bërë ende deklarata publike për të.

Në një vendim të dhënë të enjten në mbrëmje, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Kenias, Patricia Nyaundi, ndaloi qeverinë që të pranojë persona të ekspozuar ose të infektuar me Ebola sipas marrëveshjes së planifikuar, derisa të shqyrtohet padia e ngritur nga organizata ligjore i Institutit Katiba, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz