HomeLajmeBasha thotë se nga dje ka nisur pastrimi i dheut në Autostradë:...

Basha thotë se nga dje ka nisur pastrimi i dheut në Autostradë: Vonesat u shkaktuan pa fajin tonë

Të ngjajshme

Peja ia vazhdon trajnerit Michalis Kakiouzis

Trajneri grek, Michalis Kakiouzis do të jetë pjesë e...

Haziri: Kemi rikthyer presidenten, kjo po rrit besimin e qytetarëve te LDK-ja

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi...

Presidenti i KE-së javën e ardhshme viziton Ballkanin – të mërkurën në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do ta vizitojë...

Peja njofton për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Kakiouzis

KB Peja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin...

Bedri Hamza nga Peja: Dukagjini e ka marrë vendimin për ndryshim

Pas Gjakovës, kandidati për kryeministër i PDK-së ka mbajtur...

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, tha se nga dje ka filluar pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.

Basha largoi fajin nga Ministria dhe tha se vonesat u shkaktuan nga Organ Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

“Ministria jonë e ka hartuar projektin për sanimin e skarpateve dhe kontrata është dhënë më 10 prill 2026. Megjithatë, për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), përtej çdo afati të arsyeshëm. Sikur OShP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë”.

Basha shtoi se autoudha po pastrohet nga rrëshqitjet e dheut dhe qytetarët i falënderoi “për mirëkuptimin dhe durimin e treguar për këto vonesa të shkaktuara, pa fajin tonë”.

“Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor dhe nuk do të ndalemi së intervenuari aty ku ka rrezik për qarkullimin dhe jetën e tyre”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz