Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
“Dardanët”, do të përballen me Çekinë dhe Andorrën si dy kundërshtarët e saj për këto ndeshje.
Kosova, mbajti stërvitje intensive gjatë këtyre ditëve për këtë ndeshje duke tentuar të mbajnë formën optimale dhe të përgatiten edhe për grupet e “Nations League”, që nisin në shtator.

Në listën e këtyre miqësoreve ka ardhje të reja si Valmir Matoshi, Rilind Nivokazi dhe Dardan Shabanhaxhaj të cilët shihen si përforcimet e mëdha të Kosovës.

Ndërsa në listën mungojnë yjet si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Valon Berisha, Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti që nuk u ftuan fare dhe Lumbardh Dellova e Andi Hoti të cilët ishin ftuar fillimisht por që pësuan lëndime, me Betim Fazlijin që i bashkohet grumbullimit pas një kohe të gjatë.
I ftuar ishte dhe Edon Zhegrova, që u largua nga grumbullimi për arsye personale, ndërsa lojtarët si Bersant Celina dhe Amir Saipi do të jenë në dispozicion ndaj Andorrës.
Ndeshja Çeki-Kosovë luhet në Pragë të dielën më 31 maj, ndërsa ajo ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 qershor./IndeksOnline/