BallinaLajmeLuzha thotë se gara për vendin e parë është në mes të...

Luzha thotë se gara për vendin e parë është në mes të LDK-së dhe VV-së

Të ngjajshme

Hoxhaj për tragjedinë në Austri: Kosova u trondit nga humbja e 3 bashkatdhetarëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka...

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Besa Luzha nga shoqëria civile ka vlerësuar se diskursi politik ende nuk ka arritur në momentin ku partitë politike tregojnë se çfarë ofrojnë.

Luzha në Analiza Zgjedhore ka thënë se fokusi ende mbetet tek e kaluara.

“Ndoshta koha është shumë e shkurtër dhe shtrohet pyetja se çka mundet me pas ndryshe prej premtimeve, ngaqë problemet që kishin ekzistuar në zgjedhjet e kaluara vazhdojnë ende”.

“Besoj që diskursi do të sillet andej por do të kemi një garë se kush do ta mbrojë sovranitetin, kush do të jetë më i gatshëm të jetë bashkëpunues ndaj bashkësisë ndërkombëtare”.

Për Luzhën temë e nxehtë do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, përderisa tha se partitë duhet të jenë të sinqerta dhe të garojnë rreth kësaj.

“Kemi pa ndërrim të qasjes edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ata vazhdimisht e kanë pozicionu dialogun. Ne jemi ankuar, por dialogu ka qenë çështje e varur. Haradinaj ka menduar që dialogu s’është punë e tij dhe vendi është blloku. Gara është e fortë, është më e barabartë”.

Në zgjedhjen e 6 tetorit Luzha pohoi se gara e fortë do të zhvillohet në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, për vendin e parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz