back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeLushaku: Nuk kam njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie,...

Lushaku: Nuk kam njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie, pjekuri politike është të gjitha partitë të ulen

Të ngjajshme

Akuza të rënda ndaj Hakimit: Pres me qetësi gjyqin, e vërteta do të dalë në dritë!

Futbollisti maroken Achraf Hakimi ka reaguar publikisht lidhur me...

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra njoftoi më 5 janar se do të bllokojë “çdo pasuri”...

Griezmann në bisedime të avancuara me skuadrën nga MLS

Atlético Madrid po mbështetet gjithnjë e më shumë te...

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka thënë se nuk ka ndonjë njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie politike, por thekson se është pjekur politike nëse të gjitha partitë ulen dhe dialogojnë sa më shumë që është e mundur.

“Nuk kam një njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie politike. Është pjekuri politike nëse të gjitha partitë ulen dhe dialogojnë sa më shumë që është e mundur. Dialogu kërkohet për arritjen e çfarëdo marrëveshjeje, andaj mendoj që është pjekuri e partive politike që të ulen dhe të vijnë te zgjidhja me qëllim që të mos ketë ngërç institucional apo destabilizim të vendit ose shkuarje në zgjedhje”, tha ajo.

Ndonëse thotë se LDK është e gatshme për zgjedhje, por nënvizon se fillimisht duhet të provohet të arrihet një marrëveshje për president

“Shkuarja në zgjedhje nuk është diçka specifike; normalisht, si parti jemi të gatshëm me shku në zgjedhje, por njëherë duhet të provohet të arrihet një marrëveshje, një president me integritet luan rolin e presidentit”, tha ajo./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz