Lopa hyn në autostradë, përplasen 7 vetura
BILLI··Përditësuar më

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Në aksident janë përfshirë 7 makina, ndërsa shkak mësohet se ka qenë futja e një lope në autostradë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kasharit dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar , por vetëm dëme materiale në mjete.
Mësohet se 3 automjete që udhëtonin në drejtim të Vorës dhe 4 automjete që kishin si destinacion Tiranën janë përplasur me njëra tjetrën, duke bllokuar qarkullimin.

Lexo edheGanimete Musliu gjen zgjidhjen për reduktimet e rrymës
Nuk dihet nëse lopa ia ka hedhur aksidentit, por ajo përfundoi e shtrirë jashtë autostradës. Lopa i kishte shpëtuar nga duart pronarit.














