back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLoja “LUDO” mblodhi shumë të rinj në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

Loja “LUDO” mblodhi shumë të rinj në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

Të ngjajshme

Loja “Ludo” ditën e sotme ka mbledhur shumë të rinj në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, aktivitet ky i cili është organizuar për të festuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

E arsyeja se pse është zgjedhur pikërisht kjo lojë është për shkak të trendit që ka përfshirë rrjetet sociale për ta luajtur këtë lojë.

Të gjithë ata që do të luajnë e do të fitojnë, si shpërblim do të marrin nga një libër.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në këtë Komunë, Ramiz Shala, ka thënë se qëllimi i tyre me organizimin e kësaj loje ka qenë që të rinjtë të garojnë në mes vete.

Ai ka folur edhe për kërkesën që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë kryetarit të kësaj Komune që kjo lojë të largohet nga aktivitetet për shënimin e pavarësisë, përcjell kp.

Në anën tjetër, drejtori i Qendrës Rinore në Komunën e Skenderajt, Arben Veliu, tha se interesimi i të rinjve të kësaj komune për ta luajtur këtë lojë është shumë i madh.

Adelina Hoxhaj është një nga shumë personat që lojën “Ludo” e ka luajtur në shesh, e që për të është një ide shumë e mirë.

Edhe nxënësi Ermal Zeqiri, shprehet se ideja për ta luajtur këtë lojë për nder të pavarësisë është e mirë.

Në nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitete të shumta, ku për ditën e nesërme është paraparë turne në futboll të vogël. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit