Fitim Rakovica bashkë me pesë familjarët mbijetonte me asistencë socialeKjo derë shfrytëzohej si mundësi e dytë për të hyrë në ahurin ku qëndronin dy lopë.E këtë opsion sekondar e përdori dikush për t’i vjedhur bagëtitë, Fitim Rakovices nga fshati Dumosh i Podujevës.
Tash nuk ka mbetur shumë shpresë për Fitimin, baba të katër fëmijëve i cili mbante familjen me paratë që fitonte nga shitja e qumështit.Mirëpo këtë mbështetje financiare familja 6 anëtarëshe nuk do ta ketë më, pasi që natën e 13 shkurtit, dikush ua vodhi të dy lopët.E diçka të tillë e vërejtën në mëngjesin e ditës tjetër.
Rakovica tani shpresë të vetme thotë se ka njerëzit bamirës, e beson se Policia do t’i ndihmojë të kthejë lopët.Mirëpo për këtë rast, nga Policia e Kosovës nuk ka akoma diçka konkrete. Bekim Bislimi nga stacioni policor i Podujevës, për T7 dha detaje për rastin.















