back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci pret në takim Xhim Memetin, homologun e komunës së Dandenong të...

Lladrovci pret në takim Xhim Memetin, homologun e komunës së Dandenong të Australisë

Të ngjajshme

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...

Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufriti ka bërë përditësimin...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur ish-kryetarin e komunës së Dandenong të Australisë, Xhim Memetin me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit ne fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.

- Advertisement -

Pas vizitës në objektin e Komunës, kryetari Lladrovci ka shoqëruar edhe për në Prekaz se bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ku kanë bërë homazhe pranë varrit të Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe kanë venë kurora lulesh në Memorialin e Jasharajve.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Memeti për këtë vizitë dhe ka përgëzuar për sukseset e treguara si kryetar ne tri mandate të Komunës së Dandenong-ut.

“Edhe pse dy vjeçar Xhimi, kur u shpërngul për Australi, ai nuk e ka harruar as vendlindjen e tij, traditën dhe vlerat nacionale. Ai ka arritur të behët ndër kryetarët më të suksesshëm atje, duke dëshmuar sukses të madh në dobi të komunitetit. Ne se bashku diskutuam shumë për mënyrat e bashkëpunimit dhe besoj se ne disa fusha, pavarësisht distancës, bashkëpunimi mund të bëhet në arsim, kulturë dhe sport. Gjithsesi, do të shqyrtojmë edhe fushat tjera për bashkëpunim”, ka thënë kryetari Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz