Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëpërmjet një postimi, ai ka theksuar se “një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt”.
Postimi i tij në fb:
E morën vesh të gjithë se kaloi një “vit i mbrapshtë” për Kosovën, viti më i rëndë pas Pavarësisë tonë.
Kontributi për këtë “politikë”, nuk mund t’i hiqet opozitës e as PDK-së, sepse, mund të bënte veprime politike shumë më të mënçura.
Megjithëse një kandidaturë nuk kaloi për një vit, tashmë, u votua Albulena, e njëjta kandidaturë pas një viti të humbur, çka tash?
Gjeneralët pas luftës nuk kanë lavdi, as gjykimi pas ngjarjeve, por, seanca konstituive e përbërjes së 10-të kuvendore, duhet të jetë mësim për egoistët e profiterët politikë.
Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt.
Uroj që Kryeparlamentarja t’i mbaj fjalët për heronjtë tanë të luftës e paqes, ndërsa PDK uroj të mbaj shënim e të mos i përsëris gabimet për të cilat populli thotë “për inati të resë më vdektë djali”.
Presim lirimin nga akuzat absurde të heronjve tanë të luftës dhe paqes, vizioni i PDK-së si konstantë e shtetit dhe Kosova do të marrin energji të reja dhe qartësi për sot e për nesër!