Lladrovci: Gjendja po shkon drejt përmirësimit në Komunën e Drenasit, kërkohet kujdes
dp

Lexo edheHykmete Bajrami: Ekziston rrezik për përmbytje të reja, Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente

Lladrovci përmes një postimi në Facebook tha se vështirësi paraqiten në drejtim të Gurit të Plakës dhe në drejtimin Llapushnik–Berishë.
“Sot, gjendja në Komunën e Drenasit ishte më e qetë. Rrugët ishin të qarkullueshme, me kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik. Vështirësi paraqiten në drejtim të Gurit të Plakës dhe në drejtimin Llapushnik–Berishë. Është intervenuar në hapjen e kanaleve kulluese te Qendra e Re Tregtare, në lagjen “Qorri”. Kompania “Llugani” ka realizuar hapjen e kanaleve kulluese”, tha ai.
Ai gjithashtu njoftoi se janë vizituar familjet e prekura nga vërshimet dhe janë shpërndarë ushqime dhe pako ndihmëse.

Lexo edheHykmete Bajrami: Ekziston rrezik për përmbytje të reja, Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente
“Ujësjellësi ka siguruar furnizimin me ujë për qytetarët përmes cisternave. Ndërkohë, komuna ka pranuar mbështetje nga donatorët, 21 pako ushqimore nga deputeti Eman Rrahmani dhe 100 racione nga “Sach Pizza”, të dedikuara për familjet e prekura nga vërshimet dhe për ekipet që janë në terren duke u përballur me situatën. Komuna, nëpërmjet Emergjencave dhe grupeve për intervenim, po vazhdon punën në terren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, shkroi Lladrovci.