BallinaBotëLituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Të ngjajshme

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

Lituania ka shpallur “situatë emergjente” më 9 dhjetor për shkak të një fluksi balonash të lëshuara nga kontrabandistët në Bjellorusinë fqinje, duke e përshkruar këtë si “sulm hibrid” të orkestruar nga Minsku.

Masa e shpallur është një nivel më i ulët sesa shpallja e “gjendjes së jashtëzakonshme” që mund të shpallet vetëm nga Parlamenti kur rrezikohet “rendi kushtetues”.

Lituania më herët kishte shpallur situatë emergjente për shkak të një fluksi migrantësh më 2021, duke e cilësuar edhe atë si sulm hibrid.

“Të gjitha institucionet po i bashkojnë forcat për të adresuar kërcënimin që paraqesin balonat e kontrabandës”, tha kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, përmes një deklarate.

Ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratovic, i cili do të mbikëqyrë përpjekjet për luftimin e balonave, tha se shpallja e situatës emergjente e lejon ushtrinë të marrë pjesë në operacionet kufitare.

Ai u tha gazetarëve se shpallja ishte e domosdoshme për të “bashkuar dhe koordinuar shërbimet”, duke theksuar se ky vendim nuk do të ketë asnjë ndikim te publiku.

Balonat, të cilat bartin cigare dhe mund të fluturojnë deri në 10 kilometra lartësi, po kalojnë në territorin e Lituanisë tash e disa muaj.

Si rezultat, dy aeroportet më të mëdha të Lituanisë, në Vilnius dhe Kaunas, janë detyruar në disa raste të ndalojnë operacionet, gjë që zyrtarët pretendojnë se është një sulm i qëllimshëm ndaj aviacionit civil.

Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që një kohë të gjatë e akuzon Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Rusisë, për organizimin e “luftës hibride”, që përfshin taktika konvencionale dhe jokonvencionale.

Aktiviteti i balonave, i cili u shtua në tetor, e detyroi shtetin baltik që në fund të muajit të mbyllë përkohësisht dy pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë./ REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz