back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLista Serbe për ministren e re: Ajo është ende studente, nuk ka...

Lista Serbe për ministren e re: Ajo është ende studente, nuk ka legjitimitet në popullin tonë!

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka emëruar ministren e re të Bujqësisë, e që nuk kishin se si të mungonin reagimet e liderëve serbë.

Lista Serbe, konsideron se emërimi i Diana Ziviq në krye të kësaj ministry e dëshmon se Haradinaj nuk e respekton popullin serbë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Tutje, ata thanë që Ziviq nuk ka legjitimitet tek populli serbë pasi fillimisht ajo ende nuk ka përfunduar studimet universitare.

Ata deklaruan që janë parti opozitare dhe kanë vetëm një detyrë, shkatërrimin e autoriteteve kosovare.

Partia serbe tha se distancohen publikisht nga ministrja e re dhe se nuk do të bashkëpunojnë me të.

“Lista Serbe distancohet publikisht nga Diana Ziviq si përfaqësuese e popullit serb. Anëtarët tanë nuk do të bashkëpunojnë me të” thuhej në këtë reagim.

Sipas tyre, ajo nuk ka ardhur në pozitë me vullnetin e votuesve dhe popullit serb por me vendim të Ramush Haradinajt.

Tutje, ata shtuan që në të ardhmen nuk do të bashkëpunojnë politikisht me Ramush Haradinajn dhe partinë e tij pasi që ata janë anti-serb./Indeksonline/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz