Prishtina hap për herë të parë Qendrën Informative Turistike, Rama tregon çfarë do të ofrojë
dp

Lexo edheSpahiu sqaron arsyet se pse e propozoi veten e tij për president të Kosovës

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
Sipas Ramës, në këtë qendër vizitorët do të mund të informohen për aktivitetet në kryeqytet, vendet për t’u vizituar, aktivitetet që mund të zhvillohen dhe atraksionet që ofron Prishtina.
“E nisëm me krijimin e Drejtorisë së Turizmit në Kryeqytet. Tash po e hapim edhe derën e parë për krejt ata që vijnë me e vizitu Prishtinën. Këtu e gjeni çka po ndodh në kryeqytet, ku me shku, çka me vizitu, çka me provu dhe krejt ato vende e rrëfime që e bëjnë Prishtinën tonën. E kemi edhe një kënd të veçantë me artin unik të q’ART për me marrë me vete jo veç një souvenir, por një copë Prishtine. Pallati i Rinisë 🗓️ Hapemi të hënën. Shihemi aty”, ka shkruar Rama.

Lexo edheSpahiu sqaron arsyet se pse e propozoi veten e tij për president të Kosovës