Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
dp

Lexo edheHaradinaj shpërthen ndaj opozitës: Opozitë e dobët, e mjerë, qyqare – Albin Kurtit s’ka nevojë t’i prishet relaksi

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
U.D. Presidentja Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.
Në këto Lojëra, Kosova merr pjesë në 17 sporte individuale dhe në katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë, numri më i madh me të cilin është përfaqësuar deri më tash në Lojërat Mesdhetare.

Lexo edheHaradinaj shpërthen ndaj opozitës: Opozitë e dobët, e mjerë, qyqare – Albin Kurtit s’ka nevojë t’i prishet relaksi
Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë më 2030.