Trajneri Bernard Challandes e ka bërë gati listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Indeksonline ka arritur të siguroj listën prej 24 futbollistëve që ka ftuar trajneri zviceren. Ka disa risi nga hera e kaluar me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj që do të grumbullohen me “Dardanët”.
Mesfushorët Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar.
















