Lirohet Jahir Demaku, Sylejman Selimi vazhdon të mbahet në burg

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demakun, ndërsa është hedhur poshtë kërkesa për lirim për Sylejman Selimit. Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i Selimit, Tomë Gashi.
“Paneli për lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin… A thua pse?”, ka thënë Gashi.
“As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi. Qartas në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë, Gjykata Supreme po e mbanë në burg Sylejman Selimin. Edhe tëntimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoj pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirrën në drejtësi”, ka shkruar mes të tjerash Gashi.

Lexo edheKamionisti kërcënohet në Drenas
Ndryshe, sot Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarve në rastin e grupit “Drenica 2”, përkatësisht të dënuarve I.Th., S.D., N.D., D.D., F.D., B.D., Z.D., A.D., S.S., dhe kërkesa e përbashkët e të dënuarve F.D. dhe N.D., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë që i ka shpallur ata fajtorë për veprën penale “krime të luftës”.














