Lirohen civilët serbë të arrestuar dje në Zubin Potok
BILLI

Lexo edheDigjet një eskavator në Zupç të Zubin Potokut (VIDEO)

Gjashtë serbët civilë, të cilët u arrestuan dje gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, u liruan sonte.
Sipas raportimit të Radio Contact Plus, Milovanoviq Predrag, Tomislav, Marko dhe Ivica, Milosh Orloviq dhe Dejan Dimoviq, tashmë janë të lirë.
Gjykatësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Kosovës për zgjatjen e paraburgimit të gjashtë serbëve, transmeton Klan Kosova.

Lexo edheDigjet një eskavator në Zupç të Zubin Potokut (VIDEO)
Gjyqtarja vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme nga prokuroria për t’i dërguar në mbajtje serbët, për pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës.