“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”
dp

Lexo edheGadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar të platformës, Hoxha e njoftoi Gjinin me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Gjini shprehu mbështetje të plotë për këtë iniciativë qytetare dhe u bëri thirrje qytetarëve të Gjakovës dhe mbarë Kosovës që të marrin pjesë në marsh.
“Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg çdo ndikimi politik. Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është një thirrje e drejtë qytetare dhe i ftoj qytetarët e Gjakovës, por edhe të gjithë Kosovën, që më 17 shkurt të jenë pjesë e këtij marshimi paqësor për drejtësi të vërtetë”, ka thënë Gjini.

Lexo edheGadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë
Nga ana e saj, Hoxha, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga kryetari i Gjakovës.