back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Të ngjajshme

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Fshati Gadime u trondit dje nga vdekja tragjike e 10-vjeçarit.

Pas përfundimit të pesë orëve të mësimit, ai dje u nis drejt shtëpisë, por në një rrugë tjetër. Ai asnjëherë nuk kishte frekuentuar rrugën përreth lumit, por dje ndodhi ndryshe.

Ai nuk u kthye nga shkolla, për çka familjarët e i gjithë fshati u aktivizuan për gjetjen e tij.

Driton Shabiu, i cili është kushëri me familjen Zejnullahu, tregon se nga pamjet që kanë siguruar përmes kamerave, ai ishte parë të kalonte rrufën në afërsi të shtëpisë ku ndodhet lumi.

Ai tregon se ishin mobilizuar i gjithë fshati për kërkimin e tij bashkë edhe me ekipet e kërkim-shpëtimit.

“Zejna, nxënësi gjithmonë e ka frekuentuar rrugën e cila është andej, mirëpo dje e ka refuzuar edhe shoqen edhe kushëririn që të hip në veturë dhe ka vendosur që të vije këndej ka e shihni lumin edhe ku dyshojmë se prej kësaj pjese ka rrëshqitur dhe e ka bartur lumi deri në Gadimen e ultë. Ku në atë moment e kanë gjetur pasi e kanë postuar në Facebook, Gjithë qytetarët, kanë dalë, janë mobilizuar e kanë gjetur komuniteti ashkali… sipas kamerave që i kemi nxjerrë Zejna e ka lëshuar rrugën vet dhe e ka zgjedhur të vije kah lumi me ardh në shtëpi. Nuk dyshojmë në askënd edhe familjarët thonë që nuk dyshojmë në askënd që e ka shtyrë apo diçka po ka qenë kështu rasti fatkeqësi”, tregon ai.

Ai bashkë me një mësues tjetër i kanë dhënë ndihmën e parë deri në emergjencë.

“Zejnën do ta kujtojmë si nxënës të sjellshëm e të urtë, shembullor, është një dhimbje e madhe për neve por Zoti e ka shkruar kështu me ndërru jetë në mënyrë tragjike. E lusim Zotin që të jetë rast i fundit, gjë që më parë nuk ka pasur, kanë treguar që asnjëherë nuk ka ndodhur një rast i tillë”, thotë ai.

“Pas 20 minutave kërkim, pas lajmërimit të familjes dhe fshatit, trupi i 10-vjeçarit, Zejn Zejnullahut u gjet nga një bashkëfshatar, Petrit Dançi i cili tregon se fillimisht ai kishte puls. Rrjedha e lumit e solli deri këtu, në largësi nga shtëpia e familjes Zejnullahu”.

Petrit Dançi nga fshati Gadime e Ultë tregon se si e pa trupin e të miturit dhe e nxori nga lumi.

Fillimisht, ai tregon se ishte njoftuar nga grupi i shkollës se Zejn Zejnullahu është në kërkim, për çka kishte dal edhe ai në kërkim.

“Tu ardh thash hajt të ja lëshoj një sy lumit, ka pasur ndriçim të dritës që u pa krejt edhe lumi por lumi ka qenë më i lartë, kam sharru edhe kom rrezikuar, thash kom me hup jetën time veç ta shpëtojë fëmijën se mu ka dhimt si evladi jem, ngushëllime familjes, edhe në atë moment kam bërtitur, nuk kam pasur fuqi me shumë, britma ime kanë dalë krejt mëhalla. Ma dha Zoti fuqinë edhe hyra në market edhe kom bërtit, kam thënë fëmija që u hup 3 orë e gjysmë më herët, thash unë e pash tu ec nën ujë, duke e bartur valët e ujit. Në atë moment më kanë ndihmuar, kam qenë vetë i dhjeti. Kam pas afat jo me kërcy por kam shkuar pesë metra para djalit edhe e kam pritur djalin tu ardh për me ja ngjit edhe e kam kapur djalin, kur e kam kap djalin edhe këta shokët e mi mos të kishin qenë ata unë bashkë me ta kisha shku. Atë moment e morëm djalin e qitem në asfalt, kaluesit që kanë kaluar i kanë dhënë ndihmë djalit me ata moment më ka hup vetëdija mua”, rrëfen ai.

10-vjeçari ka vijuar mësimet në shkollën “Zenel Hajdini” në fshatin Gadime.

Drejtori i kësaj shkolle, Skender Ademi flet me dhimbje për ngjarjen tragjike.

“Ky rast sigurisht na ka prekur të gjithëve, ka qenë një rast i paparashikueshëm. Nxënësi ka vijuar mësimin tërë ditën si zakonisht deri në mbrëmje, në mbrëmje u lëshua edhe ka vazhduar për në shtëpi atje. Mirëpo, rasisht një rrugë që është mbi xhami aty, vazhdimisht ka kaluar asaj rruge, ndërsa dje jo që ka kaluar atje por është futur në një rrugë që është problem dhe rrezik të kalohet edhe ka ndodhur ajo qe nuk e kemi pritur as familja dhe askush… Zejna ka qenë nxënës shembullor, nxënës jashtëzakonisht i mirë me gjithë tiparet që i duhen nxënësit. Jemi të prekur shpirtërisht edhe si shkollë, edhe si nxënës edhe ai mësimdhënës”, thotë ai.

Drejtori i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani i ka shprehur ngushëllime familjes Zejnullahu, duke thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë.

“Rast i rëndë, rast tragjik për neve, i dhimbshëm për komunitetin, sidomos për familjen. Zoti ja dhashtë durimin familjes”, u shpreh ai.

Familja Zejnullahu ka hapur dyert për kryeshëndosh. Ndërkaq, siç mësohet familjarët, babai i fëmijës ndodhet në Angli dhe ende nuk ka arritur në Kosovë.

Nga raporti policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i Zejnit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz