BallinaLajmeLimaj fajëson Qeverinë për mosliberalizimin e vizave (Video)

Limaj fajëson Qeverinë për mosliberalizimin e vizave (Video)

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...
Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se janë qeveritarët ata që po i lënë qytetarët pa viza dhe jo opozita, e cila po kundërshton ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Limaj gjithashtu ka folur edhe për demarkacionin, me të cilin ka ripërsëritur se versioni aktual është i gabuar, dhe sipas tij duhet të hidhet poshtë mundësinë e parë që sillet në Kuvend.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një intervistë dhënë për Tribuna Channel.

Limaj ka thënë se kushti për liberalizimin e vizave i cili është demarkacioni, ai ka thënë se janë vetë qeveritarët që po i lënë qytetarët pa liberalizim të vizave.

“Kosova është ende pa viza për shkak të Qeverisë e cila për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe për shkak të futjes në obligime me marrëveshje të këqija. Fajet dhe gabimet që Qeveria ka krijuar një marrëveshje të keqe nuk mund t’ia lë askujt përveç vetëvetës. Qeveria po na fton të bëhemi pjesë e të keqes. Nuk jemi t interesuar dhe nuk do të jemi pjesë e të keqes”, tha Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz