Pas një mbikalimi që ka dështuar te i ashtuquajturi “Rrethi Flamurit” tani na del se edhe nënkalimi tek Xhamia e Llapit në kryeqytet që nga ndërtimi i tij asnjëherë nuk është përdorur nga qytetarët por nga përdorues të drogës si dhe është përdorur edhe si tualet.
Në komunën e Prishtinës thonë se vazhdimisht e mirëmbajnë dhe i vendosin dritat por, ato dëmtohen menjëherë.
Policia e Kosovës u rikujton qytetarëve se ka ligj që sanksionojnë qytetarët të cilët nuk shfrytëzojnë nënkalimet për kalimin e rrugës.
Nënkalimi që pati kushtuar 122 mijë euro ishte në qendër të kritikave të qytetarëve ngase nuk plotëson kushtet për persona me nevoja të veçanta, si i tillë prej se është funksionalizuar është bërë strehë për narkomanët, lypsarët dhe kryesisht është shndërruar në tualet.