Ligji ndalon çfarëdo fushate, PZAP paralajmëron dënime edhe për qytetarë
03
Lexo edheNjë tufë lule nga një e mitur, Kadri Veseli dënohet me 2 mijë e 700 euro
Ligji për Zgjedhje ua ka ndaluar secilit person të bëjë fushatë për zgjedhjet nacionale. Pra, me Ligj është ndaluar çfarëdo fushate për zgjedhjet prej heshtjes zgjedhore deri në përmbyllje të kutive të votimit.
Në PZAP kanë thënë se secili person që bën fushatë në çfarëdo mënyre do të gjobitet. Kanë thënë se vetëm duhet të dërgohet në PZAP ankesa dhe vendimi do të nxirret bazuar në Ligjin për Zgjedhje.
Neni 36, pika B, saktëson se ndalohet çfarëdo fushate.
Shefi i PZAP’it, Mul Desku, ka konfirmuar se do të veprojnë bazuar në rregullat zgjedhore.

Lexo edheNjë tufë lule nga një e mitur, Kadri Veseli dënohet me 2 mijë e 700 euro
“Ligji e ka ndaluar fushatën e secilit. Kushdo që thyen heshtjen zgjedhore e pret gjoba”, ka shtuar Desku.
