back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLiga e Kampionëve mund ta adoptojë një element nga Superliga Evropiane

Liga e Kampionëve mund ta adoptojë një element nga Superliga Evropiane

Të ngjajshme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se Superliga dhe UEFA janë në bisedime për një marrëveshje historike, që mund të sjellë reforma në Champions League ose madje krijimin e një gare të re evropiane.

Sipas Laportës, UEFA ka caktuar tashmë një ekip negociator, i cili po diskuton drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Superligës. Në këto bisedime janë të përfshira edhe Real Madrid dhe Barcelona, dy klubet që kanë udhëhequr nismën për Superligën. Një nga ndryshimet më të mëdha të propozuara nga Superliga është zhvendosja nga transmetimi tradicional televiziv drejt një platforme streaming, e cila do të ofronte ndeshjet falas për të gjithë botën, ndërsa shtresat me pagesë do të përfshijnë përmbajtje shtesë dhe më pak reklama.

Laporta theksoi se ideja e platformës streaming është pika ku palët kanë pasur më shumë përparim:

“Blloku ku ka më shumë përputhje dhe koordinim është ai që lidhet me platformën teknologjike. Është lajm i mirë dhe ekziston vullnet i mirë nga të dyja palët.”

Barcelona dhe Superliga po shtyjnë për realizimin e kësaj marrëveshjeje. Laporta tha gjithashtu se formati i ri i Champions-it ka rritur të ardhurat, por platforma e Superligës mund të gjenerojë shumë më shumë.

“Unë besoj se kjo është pika më e fortë e Superligës. Është punuar shumë në këtë platformë – do të jetë falas, globale dhe me potencial të madh. Madje edhe presidenti i UEFA-s tani e sheh si të realizueshme.”

Në fund, duket se klubet më të fuqishme të Evropës kërkojnë një pjesë më të madhe nga të ardhurat, por janë të bindura se kjo mund të arrihet vetëm nëse rritet totali i të ardhurave – përmes një platforme të re që i afrohet më shumë tifozëve.

“Nëse platforma gjeneron të ardhura siç pritet, do të jenë shumë të larta dhe kjo do të jetë për të mirën e futbollit. UEFA po tregon hapje dhe edhe ne jemi të gatshëm për të arritur një marrëveshje”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit