BallinaLajmeLëvizja BESA: BDI dje e dëshmoi se për çfarë vlera kulturore është...

Lëvizja BESA: BDI dje e dëshmoi se për çfarë vlera kulturore është e angazhuar

Të ngjajshme

Kurti e emëron Igor Mitiq zëvendësministër të Bujqësisë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Igor Mitiq në pozitën...

Tijana Veljkoviq merr detyrën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Rasim Binakaj varroset nesër

Rasim Binakaj, i cili u vra ditën e djeshme...

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me...

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Dje Qeveria OBRM PDUKM-BDI edhe një herë dëshmoi se për çfarë vlera kulturore është e angazhuar. Kështu, kjo qeveri vetëm dje i promovoi 53 tituj të përkthyer nga gjuhët e huaja në gjuhën maqedonase, por asnjë të përkthyer në gjuhën shqipe, kështu është shprehur Lëvizja Besa në një komunikatë të lëshuar për Telegrafi Maqedoni.

‘Ata ose besojnë se në këtë shtet tashmë i kanë shpërngulur të gjithë shqiptarët ose nuk i përkthejnë shqip librat e letërsisë së huaj, sepse shqiptarët që ata i kanë në qeveri nuk dinë të lexojnë libra.
Sido që të jetë, kjo përbuzje e taksapaguesit shqiptar dhe kjo nëpërkëmbje gjuhës shqipe, nuk ka ndodhur as në kohën e Jugosllavisë komuniste.

Për këtë arsye Lëvizja BESA reagon ashpër dhe e dënon këtë diskriminim që u bëhet shqiptarëve në Maqedonisë, duke u pamundësuar njohjen me vlerat më të larta të letërsisë botërore.

Përveç kësaj, Lëvizja BESA deklaron se – në kohën që ajo do të jetë në pushtet – detyrimisht do të angazhohet që ta korrigjojë këtë padrejtësi, duke e bërë ndarjen proporcionale të buxhetit që i financon projektet për pasurimin e fondit të librave të përkthyer në gjuhën shqipe, që edhe shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë t’u krijohet mundësi për leximin e veprave më të famshme botërore në gjuhën e tyre amtare’, deklarojnë nga Lëvizja BESA. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz