Legjenda Scholes largohet nga puna si analist i futbollit, ka një arsye familjare
dp

Lexo edheTjetër rekord i Bayern Munchen, e kalon Milanin me fitore radhazi

Legjenda e futbollit, Paul Scholes është larguar nga puna e analistit vetëm për t’u përkujdesur për djalin e tij.
Siç raportojnë mediat në Angli, ish-mesfushori i Manchester Unitedit ka preferuar të qëndrojë afër djalit të tij, i cili është me autizëm, shkruan Indeksonline

50-vjeçari që dikur luante për Manchester Unitedin – është ndarë nga gruaja e tij, Claire.

Lexo edheTjetër rekord i Bayern Munchen, e kalon Milanin me fitore radhazi
Djali i tij është 20-vjeçar, autik, i cili nuk mund të flas.
“E gjithë puna që unë bëjë tani është krejt rreth rutinës së tij. Ai ka një rutinë të rreptë çdo ditë. Kështu unë vendosa që gjithçka që do të bëjë është rreth Aidenit”, u shpreh Scholes gjatë një interviste me Neville./Indeksonline/