BallinaLajmeLDK-AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

LDK-AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

Të ngjajshme

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Gazeta Express mëson se në mbrëmjen e së martës LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Burime të Gazetës Express, me njohuri për bisedimet ndërmjet partisë së Isa Mustafës dhe asaj të Behgjet Pacollit, kanë thënë se AKR është pajtuar t’i bashkohet një koalicioni me LDK’në, që kandidat për kryeministër do të ketë Avdullah Hotin.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka deklaruar se LDK me AKR’në kanë shumë pika të përbashkëta të programeve për ekonomi dhe për proceset integruese në të ardhmen.

“Ne do të jemi alternativa e vetme për t’i luftuat ata që deri tash e kanë kapur shtetin”, ka deklaruar Sfarqa.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz