Sigurisht të gjithë e njihni Dem Qekinë, i cili kohë më parë u bë i njohur për publikun me një video të postuar në profilin e tij në Facebook, drejtuar boksierit, Haxhi Krasniqi pas një meçi të tij të humbur.
Tani ai rikthehet përsëri për publikun, por kësaj radhe krejt më ndryshe, shkruan Indeksonline.
Ai tani po pretendon t’i futet politikës dhe karshi kandidatëve të partive tjera politike, edhe ai po synon postin e kryeministrit.
Ai tashmë e ka vetëshpallur kandidaturën e tij dhe siç duket edhe në video, ka filluar fushatën e tij me qytetarët nëpër Kosovë.
Shikoni videon nga njëra nga fushata e tij./Indeksonline/