Në kuadër të javës së 29-të të Serie A, Lazio ka arritur një fitore të rëndësishme duke mposhtur 1:0 AC Milan.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Gustav Isaksen në minutën e 26-të, duke i siguruar skuadrës romake tre pikë të vlefshme në kampionat, shkruan Indeksonline
Milani tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës për të barazuar rezultatin.
Pas kësaj jave, gara për kreun e tabelës mbetet e fortë. Inter Milan kryeson me 68 pikë, ndërsa Milani mbetet në vendin e dytë me 60 pikë.
Humbja ndaj Lazios e komplikon disi garën e kuqezinjve për titull, ndërsa Interi vazhdon të mbajë avantazhin në krye të renditjes së Serie A./Indeksonline/