Avdullah Hoti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje kanë zhvilluar një takim pasditën e sotme.
Takimin e tyre e ka konfirmuar për klankosova.tv zyrtari për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Ai ka treguar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje rreth bashkëpunimit në mes të dy subjekteve edhe pas këtij takimi, por që ka theksuar se janë të gatshëm edhe më tej që të ketë një marrëveshje, njofton Klan Kosova.
“Vetëvendosje është e gatshme për marrëveshje, nëse LDK nuk na vendos para fakteve të kryera. Nuk na duhet kushtëzim, por koordinim, prandaj duhet të heqin dorë nga kushtëzimet”, ka thënë Manxhuka.
“Edhe vetë sekretari organizativ i LDK, Abrashi, lexuam në media se e kishte pranuar që janë ngutur me vendimin që e kanë marrë për të nxjerrë kandidatin. Veprimet e ngutshme e pengojnë bashkëpunimin”, ka shtuar ai.
Avdullah Hoti: Kryeministrin nuk e japim