back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeLajmi i fundit: Sami Lushtaku merr vendim të prerë, ndalohen fishekzjarrët...

Lajmi i fundit: Sami Lushtaku merr vendim të prerë, ndalohen fishekzjarrët për banorët e Skenderajt në këto vende

Të ngjajshme

MacBook Neo: Laptopi i ri i përballueshëm i Apple

Pas shumë spekulimeve, Apple ka prezantuar zyrtarisht një laptop...

Donika Kadaj: Ofertat e LVV-së për Osmanin janë manipulim, jo përkrahje për Presidente

Donika Kadaj, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar...

Aktorja e famshme zbulon se është sapioseksuale

Aktorja Jameela Jamil ka zbuluar se identifikohet si një...

Kryeziu: Takimet politike u bënë për të mos u marrë vesh

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu situatën aktuale rreth...

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim zyrtar për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, me qëllim ruajtjen e rendit publik, sigurisë së qytetarëve dhe qetësisë së përgjithshme, shkruan Drenica Press.
Me Urdhëresë Nr. 02-352/01-0054409/25, të datës 26.12.2025, të nxjerrë nga Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe përdorimi i të gjitha produkteve piroteknike në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt.
Ndalimi përfshin të gjitha vendet publike, zonat e banuara, rrugët, trotuaret, sheshet, parqet dhe hapësirat e tjera publike. Kjo masë do të jetë në fuqi nga data 26 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026.
Si përjashtim, përdorimi i mjeteve piroteknike do të lejohet vetëm natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, në intervalin kohor nga ora 23:30 deri në 00:30, për një orë.
Komuna ka bërë të ditur se çdo person që vepron në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Për zbatimin e vendimit do të kujdeset Drejtoria e Inspektoratit Komunal, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe respektim të vendimit, në mënyrë që festat e fundvitit të kalojnë në qetësi, siguri dhe pa incidente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz