back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë nga Covid 19 një punëtor i QKMF-së...

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë nga Covid 19 një punëtor i QKMF-së në Viti

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Në orët e pasdites ka ndërruar jetë edhe një person nga Covid 19 në Viti, raporton Gazeta Blic.

Ai është 64 vjeçari, Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-në e Vitisë.

Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha e Qendres Kryesore të Shëndetësisë në Viti, Vjollca Kadolli.

Njoftimi i plotë:

Vdes edhe një punëtor i QKMF-së në Viti nga COVID19, vozitësi z.Feti Bajrami

Ne orët e pasdites sot ka ndërruar jetë në moshën 64vjeçare Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-së Viti.

Feti Bajrami ka lindur në fshatin Tërpezë në vitin 1956 dhe është punësuar në QKMF-Viti në vitin 2000 , ku ka punuar deri kohën e fundit kur është atakuar nga sëmundja COVID 19.

Gjatë kohës që ka punuar në QKMF është shquar për urtësi, sjellje korrekte me pacientët dhe kolegët.

Në emrin tim dhe të personelit të QKMF-së shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe qytetarëve vitias.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, kolegu ynë.

Dr.Vjollca Kadolli-Halili

Të Fundit

Sport

ShowBiz