Logo
← Back

LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa pret në shtëpinë e tij Albin Kurtin

By BILLI
Featured image for LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa pret në shtëpinë e tij Albin Kurtin

Një takim mes dy krerëve opozitarë, Isa Mustafës së LDK-së dhe Albin Kurit të VV-së është mbajtur sot në shtëpinë e ish-kryeministrit, raporton Gazeta Express.

Isa Mustafa dhe Albin Kurti njoftohet se kanë biseduar për zhvillimet dhe çështjet politike që kanë qenë në fokus gjatë muajve të fundit, si dhe për opozitarizmin LDK-VV.

Takimi është konfirmuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Mundem me konfirmu këtë takim. Për detaje tjera besoj sonte e dërgojmë një komunikatë”, tha ai për Gazetën Express.

“Nuk ka pas ndonjë teme konkrete. Në përgjithësi zhvillimet e fundit dhe opozitarizmi”, shtoi Mustafa.

Takime të ngjashme Kurti-Mustafa ka patur edhe në të kaluarën, qysh kur dy partitë e tyre kanë mbetur në opozitë, prej zgjedhjeve të fundit parlamentare. /GazetaExpress.

Related Posts