LAJMI I FUNDIT: I burgosuri në Dubravë kryen vetëvrasje, ShKK-ja thotë se janë të habitur!

Shërbimi Korrektues i Kosovës, mëngjesim e sotëm, ka njoftuar se sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet E.SH, është gjetur i vetëvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër, shkruan GazetaBlic.
Sipas ShKK-së, personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet E.SH, është gjetur i vetvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.
I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës.
Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së, pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe , por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë habitshme.

Lexo edheVdes nga COVID-19, fotografi i njohur kosovar nga Drenasi
SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.
Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.
Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rend.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.














