BallinaSportLajm i mirë për personat që nuk kanë blerë ende biletë: Kompania...

Lajm i mirë për personat që nuk kanë blerë ende biletë: Kompania del me një njoftim zyrtar rreth tyre

Të ngjajshme

Takohen Konjufca e Ademi, diskutojnë për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën...

Ministri britanik: Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit nuk është një luftë e NATO-s

Ministri i Punës dhe Pensioneve Pat McFadden në Britaninë...

Kompania e cila është e autorizuar për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli, ‘tiks.app’, ka dalë me një njoftim, ku ka bërë të ditur se sot fillon shitja e biletave të mbetura, shkruan Gazeta Metro.

Në një postim në Facebook, ‘tiks.app’ ka njoftuar se kanë qenë cak i sulmeve kibernetike dhe se për këtë janë njoftuar edhe organet kompetente.

Tutje ata kanë sulmuar mediat dhe disa persona që nuk kanë cekur emra se po e shfrytëzojnë situatën e krijuar dhe me publikime e materiale nxitese, po ndikojne që situata te tensionohet edhe më shumë.

Kompania ka thënë se kanë marrë shumë kërcënime dhe kanë bërë thirrje që mos të blejnë bileta në tregun e zi.

Ndërkaq sot gjatë ditës pritet që biletat e mbetura të lëshohen në shitje.

“Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram”, ka njoftuar ‘tiks.app’.

Ndeshja Kosovë-Angli do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’. Ndryshe, ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Çekisë në Plzen më 14 nëntor.

Më poshtë njoftimi i plotë nga ‘tiks.app’. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz