back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLajm i mirë/ Nis hapja e kufijve në shtetet e Evropës

Lajm i mirë/ Nis hapja e kufijve në shtetet e Evropës

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Qeveria e Çekisë tha të hënën se do të heqë kufizimet në transportin rrugor dhe hekurudhor ndërkombëtar, nisur nga data 11 maj, dhe se do të lehtësojë edhe masa të tjera, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka ndaluar transportin ndërkombëtar qysh më 14 mars.

Qeveria i ka mbyllur kufijtë dy ditë më vonë, për t’i rihapur ata në fund të prillit, me kushtin që udhëtarët të kenë test negativ të koronavirusit ose t’i nënshtrohen karantinës për dy javë. “Po i lehtësojmë kufizimet në transport. Kalimi i kufijve do të jetë i mundshëm me autobusë dhe trena”, tha ministri i Transportit i Çekisë, Karel Havliçek.

Kinematë, parukeritë dhe qendrat tregtare janë në mesin e bizneseve që po ashtu do të rihapen nga 11 maji. Po nga ajo datë do të lejohen edhe ngjarjet publike me më së shumti 100 njerëz. Garat sportive do të lejohen po ashtu me numër të kufizuar ta audiencës. Çekia ka mbi 7,700 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 251 viktima./REL

Të Fundit

Sport

ShowBiz