Labi në AAK
03·

Tashmë ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri do t’i bashkohet partisë së ish kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ballkani.info mëson se çdo është kryer dhe se Labi edhe zyrtarisht në ditët në vijim do t’i bashkohet AAK-së.
“Edhe 5 ditë, me AAK-në? Apo me Ramushin”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
E një paralajmërim të tillë që Labi do t’i bashkohet AAK-së e ka dhënë edhe ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Lexo edhePDK e disponuar pas shpërbërjes së Kuvendit
Ai e ka postuar një fotografi me Labin para hyrjes së Kuvendit.
“Me disponim të mirë si ish deputetë”, ka shkruar Haradinaj.














