BallinaLajme‘Ky shtet është i gatshëm ta njoh Kosovën, për të kam punuar...

‘Ky shtet është i gatshëm ta njoh Kosovën, për të kam punuar shumë’: Nuk iu përgjigj, Pacolli i shkruan letër publike Kurtit

Të ngjajshme

Droga në Lipjan, alivanoset në gjykatë i akuzuari që u dënua me 10 vjet

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve...

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Deputeti nga radhët e AKR’së, Behgjet Pacolli, i ka shkruar një letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar që t’i përgjigjet kërkesës së tij që javën e ardhshme, një president i një shteti ka kërkuar që të vij në Prishtinë që ta njohë Republikën e Kosovës.


Pacolli në këtë letër publike ka bërë të ditur se i ka shkruar kryeministrit Kurti me datën 18 dhjetorë, duke ia bërë të ditur mesazhin e Presidentit të shtetit që ka shprehur gatishmërinë për ta njohur Republikën e Kosovës. Por që Kurti nuk i është përgjigjur, dhe Pacolli ka vendosur që ta bëj publike këtë.

“Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet. Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”., ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Letër kryeministrit Kurti,
I nderuar zoti kryeministër,
Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore).
Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;
Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje./gazetametro.net

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz