Ky grup parlamentar propozon heqjen e romingut mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj në emër të kolegëve të tij nga grupi parlamentar kërkon që me mocion përmbajtësor të hiqet romingu ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Molliqaj kërkesën e tij drejtuar Kuvendit e ka publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Indeksonline.
Postimi i Molliqajt:
Rezolutë për heqjen e ROAMING ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Sot, në emër të grupit tonë parlamentar, dorëzova kërkesën për mocion në lidhje me heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë paguajnë çmime shumë të larta për shërbimet telefonike dhe të internetit sa herë që ata udhëtojnë në Shqipëri, përkatësisht Kosovë.

Lexo edhePolici trafikonte hashash, kolegët e shpallin në kërkim
Përmes këtij mocioni, ne kërkojmë që këto tarifa të hiqen dhe qytetarët të mund të komunikojnë me çmime sikurse në vendet e tyre. Një gjë e tillë tashmë zbatohet në shtetet e Bashkimit Evropian. Shpresoj që ky mocion do të mbështetet nga të gjithë deputetët dhe se pastaj të dyja qeveritë do të nisin sa më parë procedurat për heqjen e roaming-ut./Indeksonline/
















