Polici trafikonte hashash, kolegët e shpallin në kërkim
01

Lexo edheKy është personi që do ta zëvendësojë Maxhunin në krye të Policisë! (Foto)

Një 40-vjeçar është arrestuar dhe një punonjës i Policisë së Shtetit është shpallur në kërkim nga kolegët e tij, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e hashashit.
Shtetasi me inicialet B.H., banues në Gjirokastër u arrestua në flagrancë këtë të enjte, ndërkohë që policia njofton se në kërkim është shpallur punonjësi i saj me inicialet S.O., banues në Tiranë.
Ky shtetas u shpall në kërkim pas kapjes së 421 kilogramëve hashash gjatë kontrollit në dy automjete në fshatin Thumanë.

Lexo edheKy është personi që do ta zëvendësojë Maxhunin në krye të Policisë! (Foto)
Në njoftimin e policisë thuhet se S.O. dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Policia thotë gjithashtu se ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë./TCh/