Ky është slogani i LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit
03

Lexo edheLirohet makinisti, lëshohen trenat për qarkullim

BESO – LDK 134, është slogani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
“Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është slogani i LDK-së.
Ky slogan përmbledh programin e LDK-së, i cili përbëhet nga pesë shtylla. Ky program do të shpaloset dhe publikohet në ditët në vijim nga kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë në të gjithë Kosovën.

Lexo edheLirohet makinisti, lëshohen trenat për qarkullim
