back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKy është profili i Muhaxherit, i cili synon postin e kryeministrit të...

Ky është profili i Muhaxherit, i cili synon postin e kryeministrit të Kosovës

Të ngjajshme

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Ka pak ditë që kur kreu i LDK’së, Isa Mustafa, është kthyer pas një trajtimi disa mujor në Gjermani. Me t’u kthyer nga Gjermania, rrjeti u vërshua me fotografi të zyrtarëve të LDK’së me liderin e tij. Por derisa këndej shkrepeshin fotografitë, kryetari aktual i Pejës nga radhët e LDK’së, Gazmend Muhaxheri shkrepi një deklaratë befasuese. Ai tha se mund dhe duhet të jetë kandidat i LDK’së për kryeministër…

“Besoj që unë duhet të jem kandidat për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri në një emision televiziv, transmeton Periskopi.

Por ndaj kësaj deklarate, ka pasur reagime të shumëta brenda 24 orësh nga LDK’ja. Disa thanë se ‘LDK ka mjaft kuadro për postin e kreut të LDK’së dhe postin e kryeministrit’, si një tentativë për ta mbuluar kështu edhe ambicien e Muhaxherit, ndërkaq disa thanë se ‘Gazi u ngut pak’.

Ismet Beqiri, në një konferencë për media, deklaroi se secili në LDK ka të drejtë të kandidojë se dhe ka shumë njerëz meritorë në LDK për këtë post por që tha se në fund vendosin forumet e partisë.

“E dini që ka aspirantë kjo tregon që kemi shumë njerëz që nesër mund t’i shohim në Qeveri, por është shumë e qartë që secili që pretendon duhet ta marr pëlqimin e forumeve sepse kjo tekefundit nuk është vetëm dëshirë…ndoshta e ka thënë pak herët por s’ka lidhje. Nesër mund të del edhe dikush tjetër por është e rëndësishme kush merr vendim”, tha Beqiri, shkruan Periskopi.

Kush është Gazmend Muhaxheri?

Fitoi për herë të tretë komunën e Pejës, në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.

Muhaxheri, është nip i Ymer Muhaxherit, i cili ka udhëhequr LDK-në në vitet ’90-të në qytetin e Pejës, deri në “kuvendin e karrigeve” të kësaj partie më 2005.

Megjithatë, Gazmend Muhaxheri kishte humbur dy herë, kur kishte synuar ngjitjen në krye të pushtetit lokal. Konkurronte nën flamurin e ish-Partisë Reformiste ORA.

Gazemnd Muhaxheri, inxhinieri i ndërtimtarisë i lindur më 1964, mbajti pozita të larta publike përgjatë viteve.

Ishte anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe deputet i Partisë Reformiste ORA prej vitit 2004 deri më 2007.

Pastaj nga muaji shkurt i vitit 2010 deri në maj të 2011-ës, Muhaxheri kishte udhëhequr drejtorinë e Urbanizmit, deri sa kishte kaluar në strukturat e LDK-së.

Gazmend Muhaxheri, është i martuar dhe ka 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë, dhe jeton në Pejë, në një shtëpi moderne në qendër të qytetit, në afërsi të Shkollës Fillore “Tetë Marsi”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz