back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeÇfarë po ndodh në LDK, Beqiri thotë se Muhaxheri u ngut me...

Çfarë po ndodh në LDK, Beqiri thotë se Muhaxheri u ngut me deklarata për kryeministër

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur...

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Deklarata e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri se është kandidati i duhur për kryeministër,  ka trazuar jo pak ujërat në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmi.net qysh ditë më parë ka raportuar se në këtë parti po zhvillohet një garë e brendshme për kryetar.

Por, përkundër se LDK-ja e mohoi këtë gjë, deklaratat kundërthënëse po vazhdojnë sidomos pas shpalljes së kandidaturës nga Muhaxheri për kryeministër.

Driton Selmanaj, Agim Veliu e Lutfi Haziri më herët thanë se për kandidatin për kryeministër vendosin organet e LDK-së.

Kurse në konferencën e sotme sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri tha se Gazmen Muxhaheri është ngutur me deklaratat e fundit.

Ai tha se kandidatura të tilla mund të shpallen edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“E dini që ka aspiratë kjo tregon që kemi shumë njerëz që nesër mund t’i shohim në Qeveri, por është shumë e qartë që secili që pretendon duhet ta marr pëlqimin e forumeve sepse kjo tekefundit nuk është vetëm dëshirë…ndoshta e ka thënë pak herët por s’ka lidhje. Nesër mund të del edhe dikush tjetër por është e rëndësishme kush merr vendim”, tha Beqiri.

Në media edhe më herët është raportuar se pozitën e të parit të LDK-së e synojnë disa grupe, çka do të mund të sillte zgjedhje të parakohshme të brendshme në këtë parti.

Por zyrtarë të LDK-së po e mohojnë këtë gjë, sidomos pas kthimit të Isa Mustafës nga Gjermania. /Lajmi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz