BallinaLajmeKy është numri i cigareve që kanë hyrë në Kosovë për një...

Ky është numri i cigareve që kanë hyrë në Kosovë për një vit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

2 milionë e 830 mijë e 345 copë cigare , kanë hyrë në Kosovë, vetëm gjatë vitit që sapo e lamë pas. Kështu tregojnë të gjeturat nga Dogana e Kosovës.

Vetëm në janar kanë hyrë hiq më pak se 194 mijë e 340 copë, cigare. Ndryshe në shkurt, 128 mijë e 535.

245 mijë e 850 copë cigare janë importuar vetëm gjatë muajit mars, derisa në prill kanë hyrë 225 mijë e 065 copë, shkruan Indeksonline.

198 mijë e 591 copë cigare janë importuar në muajin maj, ndryshe në qershor 216 mijë e 260.

342 mijë e 906 copë kanë hyrë në Kosovë, gjatë muajit korrik, ndërkaq në gusht 263 mijë e 194 cigare.

255 mijë e 734 cigare, janë importuar vetëm në shtatorin e vitit 2015, ndërsa në tetor 262 mijë e 484 copë.

Në nëntor 229mijë e 760 copë cigare, ndryshe në dhjetor 267 mijë e 896 copë cigare janë importuar.

“Përkundër rënies se importit të cigareve në vitin 2015, shkalla e inkasimit është me lartë për afër 7%. Kjo është si rezultat i ngritjes se normës se akcizës me vendimet e Qeverisë 16/20 të datës 24.03.2015 nga 32 në 35 €/1000 copë cigare dhe sipas vendimit 04/39 të datës 22.07.2015 nga 35 në 38€ për 1000opë cigare”, thuhet në raportin e Doganës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz