back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKy është motivi dhe mënyra si u kanos Shpend Ahmeti

Ky është motivi dhe mënyra si u kanos Shpend Ahmeti

Të ngjajshme

Nis hakmarrja e SHBA-së për vrasjen e tre ushtarëve, bombardime kundër ISIS-it në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth njoftoi të premten...

Mjegull… Moti për sot!

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës se Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kanosur përmes emailit. Ndërsa, motivi i kanosjes dyshohet se lidhet me një pronë në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Rasti i kanosjes është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar përmes telefonit edhe me asistentin e Ahmetit, Nezir Ismaili, por i njëjti ka thënë se nuk mund të flas asgjë lidhur me këtë rast.

“Nuk di asgjë, pytne policinë”, ka thënë Ismaili për Gazetën Sinjali.

Lidhur me kanosjen që i është bërë, Shpend Ahmeti nuk është prononcuar ende, ai ka qenë i paqasshëm gjatë ditës së hënë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz