BallinaLajmeKy është kryetari i ri i LDK-së

Ky është kryetari i ri i LDK-së

Të ngjajshme

Nafta shtrenjtohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për...

​Luftë për pushtet, Milani në krizë të thellë

Milani po përballet me një periudhë të trazuar, teksa...

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka fituar shumicën e votave të delegatëve të LDK-së, duke i mundur në garë kundërkandidatë

Ai pas numërimit të të gjitha votave, është ulur në karrigen e kryetarit të LDK-së, ndërsa pranë tij janë ulur edhe Kujtim Shala e Imri Ahmeti, ndërsa më pas ka dalur në foltore për t’ju drejtuar bashlëpartiakëve si kryetar.

“Ju faleminderit nga zemra për besimin”, tha Abdixhiku në fillim të fjalimit.

“Sot po e hapim një faqe të re në rrugëtimin tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal”, tha Abdixhiku.

Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithnjë promotore dhe kujdestare e vlerave, ndërsa tha se arsyen për humbjen e votuesve duhet ta gjejnë në vetvete.

“LDK u tregua kujdestare e vlerave, promotore e secilit hap euro-atlantik. LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë votuesit e saj. Arsyen e vërtetë e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja duhet ta nisim rrugëtimin tonë të madh”, tha ai.

Ai tha se “LDK-së duhet t’i japim një lidership që përballon sfidat e kohës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz