Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan. Sipas informacionit të Policisë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj resë së saj.
Pas raportimit të rastit, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.
“Lipjan 14.05.2026 – 22:30. Raportohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-resë së saj. E dyshuara është intervistuar, me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/