BallinaLajmeMoska lëshoi 800 dronë në një natë mbi Kive, rëndohet bilanci, shkon...

Moska lëshoi 800 dronë në një natë mbi Kive, rëndohet bilanci, shkon në 21 numri i viktimave

Të ngjajshme

Bilanci i viktimave nga sulmet masive ruse që goditën gjatë natës kryeqytetin ukrainas, Kiev, është rritur në 21 persona të vdekur.

Lajmi është konfirmuar nga shërbimet shtetërore të shpëtimit në Ukrainë, të cilat bëjnë me dije se ekipet e emergjencës vijojnë operacionet intensive të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.

Sipas autoriteteve, ekipet po punojnë pa ndërprerje në rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen Darnytskyi, ku dyshohet se ende mund të ketë persona të bllokuar nën mbetjet e godinës.

Më herët, autoritetet ukrainase kishin raportuar për 16 viktima, por numri i të vdekurve u rrit pas nxjerrjes së trupave të tjerë nga rrënojat. Presidenti Volodymir Zelensky deklaroi dje se Moska kishte lëshuar 800 dronë drejt Kievit, pas përfundimit tre ditor të armëpuhsimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz