BallinaLajmeMira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Shqipëria i bashkohet ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike

Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber...

Sunny Hill 2026: Konfirmohen emrat e rinj; Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë

Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin...

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të teknologjisë, Elon Musk dhe Sam Altman, ka nxjerrë në pah tensionet dhe prapaskenat e ngritjes së kompanisë OpenAI, ndërsa procesi gjyqësor ka hyrë këtë javë në fazën e tretë

Sipas raportimeve të The Guardian, avokatët e Musk kanë përdorur dëshmi nga ish-drejtues të kompanisë, mesazhe private, shënime dhe email-e të brendshme për ta portretizuar Altmanin si një udhëheqës të pabesueshëm dhe të paqëndrueshëm në vendimmarrje.

Në qendër të kësaj jave ishte dëshmia me video e Mira Muratit, ish-drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI, e cila u largua nga kompania në vitin 2024. Murati, e cila dikur konsiderohej një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Altmanit, deklaroi në gjykatë se ai kishte krijuar “kaos” brenda kompanisë dhe kishte një mënyrë komunikimi të dyfishtë.

Sipas saj, Altman kishte një model sjelljeje ku “i thoshte një gjë një personi dhe krejt të kundërtën një tjetri”, duke shkaktuar pasiguri dhe tensione në menaxhim.

Gjykata shqyrtoi gjithashtu mesazhe tekstuale të vitit 2023, të dërguara nga Altman drejt Muratit gjatë periudhës kur bordi i OpenAI e kishte shkarkuar përkohësisht nga pozita e CEO-s, duke e akuzuar për mungesë transparence. Në ato mesazhe, Altman i kërkonte Muratit informacion për vendimin e bordit dhe për fatin e tij në kompani.

“A mund të tregosh në mënyrë të përgjithshme nëse është mirë apo keq?” i kishte shkruar Altman, ndërsa Murati i ishte përgjigjur: “Në përgjithësi, shumë keq.”

Dëshmia e Muratit ishte vetëm njëra nga disa deklarata që kanë ngritur dyshime për stilin e udhëheqjes së Altmanit. Ish-anëtarja e bordit, Helen Toner, deklaroi se ekzistonte “një model shqetësues lidhur me ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij”, ndërsa ish-anëtarja tjetër, Natasha McCauley, pretendoi se Altman kishte shkaktuar “kriza të përsëritura” në kompani.

Në seancat e fundit është thirrur për të dëshmuar edhe bashkëthemeluesi i OpenAI dhe ish-shefi shkencor, Ilya Sutskever, i cili ka deklaruar se kishte pasur shqetësime serioze për mënyrën se si Altman e drejtonte kompaninë dhe për vërtetësinë e tij.

Ndërkohë, Altman i mohon akuzat e Musk dhe pritet të dëshmojë në ditët në vijim. Procesi gjyqësor lidhet me pretendimet e Musk se OpenAI ka shkelur marrëveshjet themeluese, duke u larguar nga misioni jofitimprurës dhe duke u kthyer në një strukturë fitimprurëse./Albinfo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz